Besa Kokëdhima është një ndër këngëtaret më të suksesshme në Shqipëri me një karrierë të gjatë e plot hite. Me kalimin e viteve, Besa Kokëdhima jo vetëm që ka sjellë hite të pavdekshme për fansat e saj por ka ndryshuar thellësisht në pamje.

E lehtë për t’a vënë re pasi ndryshimi është vërtet i madh, këngëtarja e ka pranuar publikisht se ka ndërhyrë në pamjen e saj duke deklaruar se ka vepruar si cdo vajzë në këtë kohë.

“S’kam bërë asgjë që s’ka bërë një vajzë moderne e shoqërisë tonë. Ndihem mirë me veten. Dhe kur të vdes kam thënë që dua të më djegin dhe jo t’më mbulojnë dhe përveç kësaj gjëja më e rëndësishme, t’më rregullojnë”-është shprehur Besa.