Nga Shkodra, presidenti Ilir Meta e ka cilësuar skandalin me lajmin fals me mbetjet ku ishte i përfshirë këshilltari i tij, si një tentativë për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta që po përballet vendit. Teksa ishte në një vizitë në Shkodër, në Famullinë e Shën Mhillit, Meta zgjodhi ta komentonte me një fjali duke thënë se është i zënë me probleme të tjera dhe nuk do të merret lajme të tilla, që sipas tij i quan “Fake news”.
“Nuk kam ndërmet të merrem me fake neës dhe as të mediave italiane dhe shqiptare, por kam çështje më të rëndësishme për t’u marrë se lajme që kërkojnë heqin vëmendjen nga problemet themelore të Shqipërisë”, tha Meta.
Po si është historia? Media italiane “Pianeta Italia News” 3 vite më parë publikoi një lajm ku shkruhej se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur. një lajm i tillë shkaktoi shumë trazira në politikën shqiptare, e megjithatë pas hetimeve të kryera, prokuroria ka dalë në përfundimin se ky lajm ishte bërë me porosi nga këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla me qëllim që të sulmonte qeverinë shqiptare. Fushata denigruese nisi në 2017-ën dhe asokohe u mbështet edhe nga opozita shqiptare. Kulla ka qenë në Itali në 26 shkurt, ndërsa 2 ditë më pas faqja “Pianeta Italia News” botoi lajmin e rremë.