I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj. I pyetur në lidhje me agresivitetin e koronavirusit në vendin tonë, Brataj tha se deri më tani nuk ka të dhëna shkencore. Por krahasuar me epidemitë e kaluara dhe eksperiencat e fillimit të epidemisë, agresiviteti i virusit është më i ulët.

“Nuk ka të dhëna shkencore të vërtetojë agresivitetin e rënë. Nuk po shohim më temperatura 39, 40 të pakontrollueshme, por edhe me 38.2 ka të sëmurë me Koronavirus. Veç virusit që ne kemi tani, të rikthehemi një sekondë çfarë kanë ndodhur në të shkuarën. Vetëm në shekullin e kaluar kemi 8, 9 epidemi. Duke i krahasuar të gjitha, kushtet e atëherë nuk ishin të sotshmet. Duke u nisur nga kjo kjo është një virus që bën pjesë në familjen e koronavirusit, ne kemi pasur një koronavirus më të fuqishëm se ky. Realisht është mbi gripin, por nuk ka një përqindje aq shqetësuese sa në fillim. Viruset kanë sezonalitetin e vet, pesë gjashtë muaj. Mersi nisi në nëntor dhe përfundoi në korrik. Ne jemi në periudhën pesë gjashtë mujore dhe është në fund sezoni. Në fazën e parë është më agresiv”, u shpreh Brataj.