Në momentin që gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të Covid-19 ka përfunduar, socialistët e Tiranës i janë rikthyer takimeve organizative “për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021”, shprehet Kryetarja e Partisë Socialiste Tiranë, Elisa Spiropali. Spiropali ka zhvilluar takimin me Këshillin Koordinues të Qarkut Tiranë ku në fokus të këtij takimi ishte plani organizativ si dhe objektivat për zgjedhjet e vitit 2021.
“Tirana, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, janë gati për të vërtetuar me votë se rruga e transformimit vazhdon.”-shprehet kryetarja e PS Tiranë.
Ndër të tjera ajo shton se “Partia Socialiste ka barrën dhe privilegjin të edukojë politikisht me vlerat më të larta njerëzore e politike jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e saj,por edhe ata qytetarë shqiptarë që janë pré e çedukimit ku ka rënë ngarkesa e mjerë kulturore opozitare shpifëse dhe përçarëse, ku e vetmja pëlhurë e zbehtë ideologjike mbetet tribalizmi i pashoq dhe gjuha e urrejtjes.”
STATUSI I PLOTË
Duke ruajtur distancimin social, por duke forcuar dita ditës frymën e ekipit, zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021.
Partia Socialiste është e ndërtuar mbi modelin e besimit, frymës dhe punës së njerëzve të zakonshëm. Kjo forcë qëndron si konstrukt në vlerat më të mira të komunikimit, solidaritetit, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes rinore.
Partia Socialiste ka barrën dhe privilegjin të edukojë politikisht me vlerat më të larta njerëzore e politike jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e saj,por edhe ata qytetarë shqiptarë që janë pré e çedukimit ku ka rënë ngarkesa e mjerë kulturore opozitare shpifëse dhe përçarëse, ku e vetmja pëlhurë e zbehtë ideologjike mbetet tribalizmi i pashoq dhe gjuha e urrejtjes.
Tirana, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, janë gati për të vërtetuar me votë se rruga e transformimit vazhdon. Bashkë.