Sot në mbarë vendin nis sezoni i provimeve, ku maturantët do t’i nënshtrohen testit për Gjuhën e Huaj.
Janë rreth 31 mijë maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë.

Nga sot deri në 18 qershor maturantët do i nënshtrohen 4 testeve: në lëndën e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematikës dhe lëndës me zgjedhje. Për maturën e parë që po zhvillon provimet në kushtet e pandemisë së koronavirusit, Ministria e arsimit ka hartuar një rregullore të posaçme.

Ndërkohë më datë 11, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më datë 15 qershor provimin e Matematikës. Në fund të sezonit, më datë 18 maturantët japin provimin e lëndës me zgjedhje.