Data 11 qershor është përcaktuar si starti i La Ligas (në fakt, rifillim pas pandemisë). Spektakli do të rikthehet por pa tifozë, që është humbja më e madhe në emocione, atmosferë dhe sidomos popullaritetin që ofron ky sport.
Megjithatë, në Spanjë janë duke menduar seriozisht që rikthimi i tifozerisë në stadiume të bëhet gradualisht dhe pakënaqësia e shfaqur momentalisht nga grupime të ndryshme ultrase, të zbutet me projektet për të ardhmen e afërt nga qeveria.
Në mediat iberike, madje, thuhet se data 29 qershor mund të rigjejë stadiumet spanjolle me tifozë. Sigurisht, jo plot, pasi do të ishte e pamundur, por të paktën me një kapacitet 30% do të ishte diçka fantastike në një kohë kur u përfol se vetëm në 2021 futbolli do të hapej për publikun.