Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh e vendosur për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, ndërsa u shpreh se maxhoranca “nuk bënë kompromise”. Duke u ndalur tek Reforma Zgjedhore, Spiropali tha se maxhoranca kërkonte depolitizim dhe reformim të plotë, por shtoi se “të detyruar nga frika e PD e partive të tjera ne u ulëm në atë tryezë, për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor normal, që nuk bojkotohet nga opozita”
“Kur bëhet fjalë për Reformën në Drejtësi ne nuk bëjmë asnjë farë kompromisi. E kemi çuar përpara dhe po e realizojmë edhe kur hidhni bojë e miell këtu në Kuvend, apo kur godisni institucionet me molotov. Ne kemi bërë shumë rrugë drejtë realizimit dhe implementimit të Reformës në Drejtësi dhe në raportin e progresit të BE, evidentohen tre çështje që mund të konsiderohen sukses i Shqipërisë: E pakundërshtueshme në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
83 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyruam që para nisjeje së kësaj reforme ishte e pa bëshme. Gjykata e tjera për mes këtij filtri kaq të fortë po kthehen në binarë. Sa i përket SPAK, u betuan 8 anëtarët të SPAK në dhjetor, u emërua kreu i SPAK, u zgjodh Prokurori i ri i Përgjithshëm të Republikës dhe ne presim me ngul, që KLGJ të veprojë më shpejt sa i përket ngritje së Gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese që janë kërkesa shtyllë të domosdoshme për rrugën drejtë BE.
Falë punës kundër luftës kundër krimit të organizuar, vetëm gjatë janar-dhjetor 2019 janë sekuestruar 91.4 mln euro pasuri kriminale. Ngërçe ne kemi pasur vetëm nga lufta politike pa asnjë fre, vetëm për pushtet, këtu dhe jashtë dhe i gjithë përqendrimi ka qenë për të frenuar këtë.
Reforma Zgjedhore vizioni ynë ishte për një depolitizim e reformim absolut, por të detyruar nga frika e PD e partive të tjera ne u ulëm në atë tryezë, për të bërë të mundur që të kemi një proces zgjedhor normal, që nuk bojkotohet nga opozita. Reforma në drejtësi duhet të çohet para dhe askush ne nuk na bën dot asnjë lloj shantazhi apo të na vërë kushte për reforma që ne i shohim si të qenësishme për venin dhe jo pazare në kurriz të qytetarëve”, tha ajo.