Nga Artur Ajazi
Politika ka qenë, është dhe do të mbetet, fusha e vetme ku mund të luash vetëm kur ke talentin, nuhatjen, dhe aftësinë profesionale të bësh kompromis. Veç shumë veçorive, të tjera, në politikë nuk mund të hysh nga dritarja, dhe as nga tavani, por nga dera dhe me këmbë në tokë. Në Shqipëri, politika ka qenë dhe mbetet akoma nën ndikimin e njersve të rastësishëm, dhe duke ecur në “gjurmët” e tyre. Profesor Kristo Frashëri kujtonte se “Enver Hoxha u ndodh rastësisht në mbledhjen e fromimit të Partisë Komuniste”, por ja që rastësia ishte “mbreti botës” për njeriun që drejtoi për afro 45 vjet vendin, edhe pse nën diktaturë.
Ne nuk mund të themi akoma se kemi një “trashëgimi të pasur në politikë”,pasi ajo mbetet akoma fusha ku luhet keq, tinëzisht, dhe abuzohet, madje është dera e madhe, nga ku futen si “lepuj” ata që nuk kanë asnjë lidhje apo aftësi politike. Duke mos u ndalur gjatë në rrugëtimin e “shkollës së politikës” për 45 vjet, mjafton të ndalosh në gurgulenë që ka ndodhur në 30 vitet e fundit. Shqipëria pësoi ndryshimin e sistemit politik, edhe pse shqiptarët u mërzitën nga “diktatura”, por sepse ne ishim dominoja e fundit në Europë, dhe nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi. Rastësisht (dhe ndoshta jo dhe aq) njerës të kompleksuar dhe me të kaluar teje të ndërlikuar, u gjendën në krye të partive politike, duke marrë rolin e drejtuesit të tyre, pa patur asnjë trashëgimi dhe aftësi profesionale.
Rradhët e partive, u mbushëm me shoferë, xhenerikë, karpentierë, që shumë shpejt spostuan studentët e Dhjetorit 1990, i hynë “shkollave të larta” dhe u bënë politikanë. Ata drejtuan dhe akoma drejtojnë tryezat politike të partiçkave të tyre, ata ndikojnë në fushata zgjedhore, në ndryshime ligjore, duka harruar për një çast të kaluarën e tyre. “Çdo gjë mund të blesh, veç të kaluarës tënde”. Kjo vlen, për kastën dhe “shkollën politike” të atyre që e nisën dhe kthyen politikën në mjet fitimi, dhe që sot kanë mbi 90 per qind të “aksioneve” duke mbajtur peng të ardhmen e shqiptarëve. Ajo ç’ka nisi qysh në 1992, vazhdon të jetë edhe sot jetike për mbijetesën e shumicës së “politikanëve” lepuj, që mbushin selitë e partive, dhe mashtrojnë ditën me diell shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Ata janë mësuar ti binden çdo ambasadori, por kurrë vullnetit të vehtes tyre, ata janë mësuar ti binden gjithmonë interesit të pushtetit, premtimit për paprekshmëri të pasurive, por jo interesit të shqiptarëve. Ata janë dhe bëhen qesharakë apo “trimoshë”, gjithmonë kur ambasadorët u japin “ultimatume” dhe afate kohore, dhe lepuj kur e kërkon “interesi” që u përcakton fatin e mëtejshëm në politikë. Politika e vjetër në Shqipëri, është kasta e turpit, dhe trashëgimia më e urryer që po u lëmë brezave. Ata akoma po mbajnë peng jo Reformën Zgjedhore, jo integrimin, por të ardhmen e vendit dhe shqiptarëve, për interesin e tyre personal, familjar dhe farefisnor.
Kasta e vjetëruar e një politike injorante, vrastare dhe antishqiptare, është në përpëlitjet e fundit, për të mbjellë kaosin, dhe shuar shpresat e një populli për integrimin në BE. Ata janë lepujt e një stani të kthyer në gërrmadhë, në përpjekjet e fundit për të shembur gjithçka është arritur. Insistimi i faktorit ndërkombëtar për të përmbyllur zgjedhoren në afatin e paracaktuar, duket si shansi i fundit, që u jepet atyre që shqiptarët me votë do tu “shembin” gërrmadhën e fundit të një politike destruktive, që po mbahet me pahir në këmbë…