Një steroid i lirë e i pakushtueshëm i quajtur deksametazon, është bërë mjekimi i parë i provuar që shpëton jetë mes pacientëve të COVID-19, në atë që shkencëtarët quajtur “arritje madhore” në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Rezultatet e testimeve të dala sot tregonin se ‘dexamethasone’, i cili përdoret për reduktimin e inflamacioneve në sëmundje si artriti, redukton përqindjet e vdekjeve me të paktën një të tretën, mes pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19.

Kërkuesit thonin se rezultatet tregonin për nevojën e menjëhershme të integrimit të mjekimit më sistem dhe ministria britanike e shëndetësisë menjëherë aprovoi përdorimin masiv dhe vendosi kufizime të eksportit të ilaçit.

“Testimet treguan se pacientët e COVID-19 në frymëmarrje me ventilatorë, të cilëve iu dha deksametasoni, kishin një përqindje të madhe shpëtimi dhe kjo u bë me kosto shumë të ulëta,” tha Martin Landray, profesor mjekësie në Universitetin e Oxford. “Do të jetë shumë e vështirë që një mjekim tjetër ta zëvendësojë këtë pasi me rreth 60 dollarë mund të kurohen tetë pacientë,” tha ai në një mbledhje online.

Grupi kishte krahasuar rezultatet e 2,100 të cilëve u ishte dhënë steroidi, me ato të 4,300 pacientëve që nuk e kishin marrë. Sipas studiuesve deksametasoni parandalonte një vdekje, në tetë të sëmurë rëndë me COVID-19. Ata shtuan se në pacientët me COVID-19 që nuk kishin nevoje per mbështetje respiratore, mjekimi nuk kishte avantazhe.