Një ilaç anti-inflamator i quajtur deksametasone është cilësuar prej ditësh tashmë po përdoret për të trajtuar pacientët me Covid-19. Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar treguan se ilaçi mund të shpëtonte njerëzit dhe duhej të ishte përdorur më parë.

Çfarë është Deksametasone?

Medikamenti është një steroid, që zvogëlon inflamacionin duke imituar hormonet anti-inflamatore të prodhuara nga trupi.
Ky ilaç zvogëlon inflamacionin në sistemin imunitar të trupit. Infeksioni koronavirus shkakton inflamacion ndërsa trupi përpiqet ta luftojë atë. Por nganjëherë sistemi imunitar shkon në anën e kundërt dhe është ky reagim që mund të jetë fatal, pasi infeksioni në mbrojtje të tij, vendos vetë qelizat e trupit, kështu Deksaametasone qetëson këtë efekt.
Substanca është e përshtatshme vetëm për njerëzit që janë në spital dhe që janë në intubim, ose terapi intensive. Ilaçi nuk funksionon te njerëzit me simptoma të lehta, sepse shtypja e sistemit të tyre imunitar në këtë pikë nuk do të ishte e dobishme.

Sa efektiv është?
Sipas shkencëtarëve që kanë kryer provat, parandalohet një në tre vdekje në mesin e pacientëve që janë në ventilim. Për pacientët me oksigjenim, mund të parandalohet një vdekje në pesë persona. Rezultatet u treguan nga “Recovery” në Mbretërinë e Bashkuar, që vlerëson efikasitetin e medikamenteve. Shkencëtarët shpresojnë se deksametazoni përfundimisht mund të përdoret si pjesë e një grupi ilaçesh, të cilat së bashku mund të zvogëlojnë vdekjet edhe infektimet.
Ilaçi rekomandohet vetëm për të rriturit, pa përfshirë nënat shtatëzënë dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji.

Sa i disponueshëm është ilaçi?
Deksametasone është një ilaç me kosto të ulët i cili tashmë ka edhe furnizim. Ilaçi kushton nga 5.40 paund në ditë për pacient dhe trajtimi tek pacientët Covid-19 zgjat deri në 10 ditë. Ilaçi u prodhua fillimisht në vitin 1957 dhe u vu në dispozicion në fillim të viteve 1960. Kjo do të thotë që shumë kompani farmaceutike mund të prodhojnë ilaçin dhe ai është gjerësisht i disponueshëm në mbarë botën.

Cili është reagimi në të gjithë botën?
Organizata Botërore e Shëndetit ka mirëpritur rezultatet e studimit mbi ilaçin, duke thënë se tani janë të nevojshme më shumë terapi për personat me simptoma të lehta. Gjetjet janë veçanërisht një lajm i mirë edhe për vendet në zhvillim. Për shembull, në shumë kombe afrikane, ilaçi kushton më pak se dy dollarë.

Për cilat sëmundje të tjera përdoret zakonisht?
Ilaçi mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme që përfshijnë inflamacion ose enjtje në trup, ose kushte ku sistemi imunitar sulmon vetveten, për shembull astma e rëndë e cila mund të shkaktojë inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë, ose reaksione të rënda alergjike. Deksametasone është gjithashtu i dobishëm edhe për sëmundje autoimune si artriti reumatoid ose lupus.

A ka ndonjë efekt anësor?
Efektet anësore të zakonshme të deksametasone të përdorura për sëmundje të tjera përfshijnë ankthin, vështirësinë për të fjetur dhe shtimin në peshë. Sidoqoftë, pacientët me koronavirus kanë nevojë vetëm për një dozë relativisht të ulët e cila duhet të kufizojë efektet anësore.

A funksionojnë steroidet e tjerë?
Peter Horby, i cili drejtoi studimin në Mbretërinë e Bashkuar për deksametazon, tha që përdorimi i steroideve për të trajtuar infeksione virale të frymëmarrjes, siç është Covid-19, ka qenë i diskutueshëm. Gjykimet e ilaçeve gjatë shpërthimeve të sëmundjeve të tjera, përfshirë Sars-in, një koronavirus tjetër u mendua se do të ishte përfitues, por të tjerët jo. “Ka qenë një debat i madh në vazhdim,” thotë Prof Horby. Ndërkohë, shkencëtarët po studiojnë edhe steroidë të tjerë.