TikTok në vetëm pak vite aktivitet po minon epërsinë e YouTube për fëmijët midis 4 dhe 14 vjeç.

Në këtë grupmoshë, sipas një studimi të kryer në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Spanjë nga ndërmarrja digjitale e sigurisë ”Qustodio”, fëmijët shpenzojmë mesatarisht 85 minuta në ditë në platformën Google, ku në TikTok kalojnë 80 minuta, thënë ndryshe 100% rritje në vitin 2019 dhe 200% në vitin aktual.

Në fillim të vitit 2020, ekspertët shpjegojnë se në SHBA djemtë kaluan 86 minuta në ditë në YouTube dhe 82 në TikTok, në Britani 75 në të parën dhe 69 në të dytën dhe në Spanjë 66 dhe 60 minuta.

Koha e kaluar në këto rrjete sociale, vërejnë autorët e studimit, u rrit gjatë bllokimeve. Në SHBA, për shembull, përdorimi i TikTok ka arritur në 95 minuta në ditë, ndërsa ai i Youtube në 97. “Jetojmë në një botë me 25 miliardë pajisje të lidhura online, kryesisht në duart e fëmijëve”, shkruajnë autorët.