Kufijtë në Evropë janë rihapur, por të paktën shtatë vende i ndalojnë suedezët të hyjnë, përfshirë Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën fqinje ndërsa 5 vende të tjera iu kërkojnë atyre që të karantinohen.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve nuk është i mjaftueshëm. Vendimet e qeverisë në Stokholm kanë shkaktuar shumë hutime dhe veçanërisht jashtë saj, teksa zgjedhjet e ekzekutivit për çështjen e pandemisë janë bazuar shumë në vetëdijen e qytetarëve. Bllokimi për të frenuar përhapjen e pandemisë në Suedi nuk u zbatua kurrë sepse sipas autoriteteve do të kishte shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë kombëtare.
Një pragmatizëm që përfundoi në mënyrë eksponenciale duke rritur kurbën e infek sioneve dhe vdek jeve.
Shkalla e lartë e vde kshmërisë. Suedia ka regjistruar pothuajse 5,000 vdekje nga COVID-19 me një nga nivelet më të larta të vde k shmërisë në botë me 484 vik tima për milion banorë.
Të qenit në një pozitë të tillë është një ‘risi’ absolute për Suedinë e cila konsiderohet pothuajse në të gjitha fushat si një nga vendet më të mira në botë dhe që gjithmonë është vlerësuar për organizimin, sigurinë dhe sistemin e shkëlqyeshëm shëndetësor. Tani, me qasjen e vendit ndaj pandemisë, ka bërë që të gjithë suedezët duhet të anulojnë planet e tyre të udhëtimit jashtë vendit.