Reperi i njohur Noizy do vijë së shpejti me një këngë të re. Ai ka bashkëpunuar me dy artistë të huaj, Gzuz dhe Dutchavelli.

Kënga titullohet “All Dem Talk” dhe do të publikohet të premten. Noizy ka paralajmëruar ndjekësit se ky projekt muzikor do të jetë një hit, aq sa do të “shkatërrojë internetin”.

Reperi ka publikuar në profilin e tij të instagramit promon e “All Dem Talk” dhe shkruan: “Të premten ora 00:00 shkat rrohet Interneti, mbajeni mend!“