Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po mendon për merkaton e verës. Ai ka hedhur sytë nga sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, pasi e do për zëvendësuesin e Ciro Immobiles. Ekipi i kaltër ka bërë mjaft mirë këtë sezon, por po mendon dhe për edicionin e ardhshëm.
Futbollisti shqiptar që luan në Turqi mund të kalojë me dëshirë tek ekipi i kaltër, pasi do të bëjë hapin e madh në karrierë. Ai është ndër emrat e parë në listën e skuadrës së kaltër për merkaton e verës shkruan calciomercato.com.
Lazio dështoi që të merrte në ekip Oliver Giorud, ndërsa situata me Muriqin nuk është aq e thjeshtë. Lazio nuk është i vetmi ekip që e do, në Angli ka interesim nga Tottenhami, por dhe nga West B romwich. Trajneri kroat Bilic e do sulmuesin në ekipin e tij.