Portrete tërheqëse të fisit Suri të Etiopisë, tregojnë traditën e vjetër të futjes së pllakave të baltës në buzët e tyre të poshtme, si një simbol i statusit social. Fotografitë e mrekullueshme tregojnë njerëzit e këtij fisi të quajtur Suri me veshë të shpuar dhe buzë të shtrira për t’u përshtatur me pllakat e argjilës deri në 16 inç të gjerë.
Fisi banon në malet e Luginës Riftit të Madh, në fushat e Etiopisë jug-perëndimore dhe gjithashtu krenohen me plagët që mbartin. Fotografitë janë realizuar nga fotografi Trevor Cole, i cili është mahnitur nga shpirti i komunitetit.