Shkencëtarët po provojnë nëse ibuprofeni mund të ndihmojë pacientët e shtruar në spital me koronavirus. Ekipi i spitalit Shën Thomas dhe Guy në Londër dhe Kings Kollege, besojnë se ilaçi, një anti inflamator por edhe qetësues, mund të trajtojë vështirësitë në frymëmarrje. Ata shpresojnë që trajtimi me kosto të ulët do të mund ti mbajë pacientët jashtë ventilatorëve. Në testim, gjysma e pacientëve do të marrin ibuprofen përveç kurës së zakonshme. Testimi do të përdorë një formulë të posacme ibuprofeni dhe jo tabletat normale që njerëzit mund ti blejnë në farmaci. Disa njerëz e marrin këtë kapsulë edhe për gjendje si Artriti.
Studimet tek kafshët sugjerojnë se ilaçi mund të trajtojë sindromën e çrregullimeve akute respiratore, një nga komplikacionet e koronavirusit të ashpër. Ekspertët thonë se duhet të bëhet një testim për të treguar se provat do të mbështesin atë që ata presin të ndodhë. Më herët, gjatë pandemisë, pati disa shqetësime se ibuprofeni mund të ishte i d ëmshëm për njerëzit që mund të ishin prekur nga koronavirusi por kishin simptoma mesatare. Këto shqetësime u nxorën në pah nga ministri francez i shëndetësisë, Oliver Veran, që tha se marrja e ilaçeve jo steroidale, anti inflamatore si ibuprofeni, mund të përke qësoni infeksionin dhe i këshilloi pacientëve që të merrnin thjeshtë paracetamol.
Një rishikim nga një komision i posaçëm, kishte dalë ndërkohë në përfundimin se ibuprofeni, ashtu si edhe paracetamoli, mund të përdoreshin pa problem. Të dy ata mund të ulin temperaturën dhe të ndihmojnë me simptomat e ngjashme me gripin. Për simptomat e lehta, mjekët në Britani i këshillojnë njerëzit të marrin paracetamol, në vend të ibuprofenit, pasi ai ka më pak efekte anësore dhe është një zgjidhje më e sigurt për shumëkënd. Ibuprofeni nuk mund të përdoret në rastet kur ke p.sh. ulcer në stomak.