Thiago Silva do të largohet në fund të sezonit nga PSG, pasi palët nuk kanë gjetur marrëveshjen për rinovimin mes tyre. Milani mendohet se është më afër veteranit, ndërsa braziliani ka hedhur poshtë mundësinë e një rikthimi te Fluminense në vendin e tij.
“Të gjithë e dinë se sa i afeksionuar jam me Fluminensen. Po vuaja nga turbekolozi kur Fluminense më hapi dyert. Do të jem gjithmonë mirënjohës për diçka të tillë, por ende kam objektiva në Europës.
“Shpresoj që t’i realizoj sa më shpejt të jetë e mundur”, – tha ai në një komunikim live në Instagram. Il Messaggero shpjegon se Thiago Silva synon që të luajë në botërorin e 2022, prandaj dëshiron që të mbetet në Europë. Milani është një ekip që mund t’ia japë një mundësi të tillë.