KPK ka konfirmuar një tjetër gjyqtare ditën e sotme dhe është Elona Stavri Toro e cila punon në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në seancën dëgjimore ajo u përball me pyetjet nga KPK lidhur me blerjen e një apartamenti 135 mijë euro në Rrugën e Elbasanit që i justifikoi me paratë e babait të saj dhe një hua prej 45 mijë eurosh.

Elona Stavri Toro është gruaja e Alban Toros i cili është anëtar i KLGJ. Ajo ka 16 vite punë si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës teksa në 2016 kaloi në Apelin e Tiranës. Kujtojmë se sot KPK konfirmoi gjyqtaren Edlira Petrin teksa shkarkoi Nure Drenin e Apelit të GJKKO.