Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Torino-s dhe Parma-s, e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit italian që ka rifilluar sot pas 103 ditësh. Një rezultat që ka shijen e humbjes për vendasit, të cilët janë në luftë për mbijetesë. Të dy golat e ndeshjes së luajtur në Olimpico të Torinos jkanë realizuar në pjesën e parë. N’Koulou ka kaluar në avantazh Demat në minutën e 15-të me një goditje të bukur me kokë.
Parma ka reaguar në minutën e 31-të me Kucka, i cili është ndihmuar edhe nga portieri Sirigu, që mund të kishte bërë një punë më të mirë pas gjuajtjes jo shumë të fortë të ish-milanistit. Torino ka pasur shansin më të mirë për t’u kthyer në avantazh dhe për të marrë tri pikë në minutën e 48-të të pjesës së dytë.
Arbitri Irrati ka akorduar një penallti për vendasit është paraqitur Belotti, i cili është ndalur nga Seppe. Parma ka shkuar në 36 pikë, tre larg zonës europiane të renditjes, ndërsa Torino mbetet në vendin e 15-të me 28 pikë, tre larg zonës së ftohtë.