Francesco Totti, në jetën e tij të re si menaxher pas lamtumirës nga Roma, është në kërkim të talenteve. Jo vetëm në Itali.
Pikërisht për këtë qëllim ka lindur kohët e fundit, siç ka shkruar Il Messaggero, ‘Totti Soccer School Academy’, një rrjet shkollash futbolli për të krijuar formacionin e kampionëve të mundshëm të së ardhmes.
Një akademi që zbarkon në Angli nëpëremjet User Companies Ltd të Crawley, 45 kilometra larg Londrës. Marrëveshja parashikon të drejtën e zhvillimit të lojtarëve brenda grupeve të Totti Soccer School, nga Under 16 në ekipin e parë.
Hapi i ardhshëm i Totti-t, që i ka vizatuar vetë fanellat e skuadrave të shkollës së tij të futbollit, është ai që të revolucionarizojë qendrën sportive të Longarina-s dhe ta bëjë më moderne dhe më funksionale për rritjen e lojtarëve të tij.