Trajneri i Mallorcas, Vicente Moreno, ka treguar se si e kishte zemëruar aq shumë Lionel Messin në takimin me Barcelonën në dhjetor, saqë argjentinasi i kishte thënë se katalonasit do t’ia shënon shtatë gola.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Barcelona e zhvilloi ndeshjen e parë të sezonit kundër Mallorcas. Kapiteni i katalonasve, Lionel Messi, ishte kapur me trajnerin e kundërshtarëve, Vicente Morenon, transmeton Gazeta Express.
Në atë ndeshje, Messi shënoi het-trik dhe Barcelona fitoi 5:2, ndërsa tani trajneri Moreno ka bërë të ditur se si e kishte paralajmëruar Messi pasi e kishte zemëruar.
“Lojtarët më thanë pas ndeshjes se unë isha fajtori për atë disfatë sepse e kisha zemëruar Messin. Ai ishte aq i zemëruar saqë në tunel, pas pjesës së parë, më tha se do të na i shënonin shtatë gola dhe më pas i tha edhe Luis Suarezit se duhej të na i shënonin shtatë gola”, ka thënë Moreno.