Pas transportit ndërqytetas që nisi dje, sot ka nisur edhe transporti urban në Tiranë, ku linjat për në Linzë dhe Shkozë kanë filluar punën. Pasagjerët janë pajisur me maska pasi mbajtja e tyre është bërë e detyrueshme në protokollin e ri të sigurisë. Gjithashtu janë përcaktuar rregulla në lidhje me kapacitetin e mjetit si dhe distancën.

Ndërkohë autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri kanë nisur punën nga dje me udhëtimet drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera.