Pas gjashtë vitesh, Lorenc Trashi përgatitet t’i thotë lamtumirë Partizanit, edhe pse vetë mesfushori do të donte të ishte vetëm një mirupafshim, pra për t’u kthyer dhe mbyllur karrierën pikërisht te ekipi i kuq. Në një postim në rrjetet sociale, një ndër futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar, pjesë edhe e kombëtares, ka vetëm fjalë falënderimi për të gjithë…
“Dua t’ju njoftoj te gjithëve se që nga dje kam arritur marrëveshjen me klubin më të madh në Kuvajt Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjesë e tyre për 5 sezone. Dua të falënderoj presidentin Demi për “OK” që më dha për këtë transferim dhe çdo gjë që ka bërë për mua në këto 6 vite si pjesë e Partizanit.
Falënderoj menaxherin tim që bëri te mundur këtë transferim Franci Bode. Patjetër të gjithë stafin e Partizanit nga i pari tek i fundit, i falënderoj për çdo moment që kemi kaluar së bashku në të mirë e në të keqe kemi qenë një familje e madhe bashkë.