Keni vr arë mendjen gjithmonë se pse tjetri është më i zoti se ju për të bërë para?! Epo, duket se është edhe pak çështje yjesh…Disa shenja janë më të zonjat se të tjerat për të bërë para, ja cilat janë:
Gaforrja Jeni një shenjë shumë e vendosur dhe i arrini të gjitha qëllimet që i vendosni vetes. E dini saktësisht se çfarë duhet të thoni në momentin e duhur dhe aftësia juaj komunikuese ju bën tejet të besueshëm. Jeni të përkëdhelurit e fatit për sa i përket fushës së parave e këto të fundit duket se i fitoni pa shumë mundim sepse në një mënyrë apo në një tjerër ju e tërhiqni lekun.
Akrepi Akrepi është një shenjë që ka shumë vetbesim dhe rrallë ndodh të bëjnë si u thonë të tjerët, sepse ata nuk e “tradhëtojnë” kurrë veten e tyre. Jeni një luftëtar i vërtetë që çdo fatkeqësi në jetë e shihni si një mësim dhe kjo ju bën shumë të suksesshëm.
Demi
Ju jeni një individ që krenoheni me arritjet tuaja sa herë ju vjen mundësia. E dini që e vetmja rrugë për të qenë të suksesshëm është puna, ndaj nuk i thoni asnjhëerë jo kësaj të fundit ! Jeni të përqëndruar tek pikësynimet tuaja dhe nuk ndodh që të shpërqëndroheni lehtë.