Fjalët e Fabio Paratiçit përpara ndeshjes kundër Bolonjës kanë qenë konfirmim i asaj që dihej prej kohësh: Juvja, parë vështirësitë që hasi për të arritur te Zhorzhinjo, ka si objektiv për mesfushën Artur Melon, duke u bazuar dhe te interesi i Barcelonës për Miralem Pjaniç.
Nëse një muaj më parë drejtuesit bardhezinj u përballën me refuzimin e brazilianit, tani situata ka ndryshuar. Artur ka kuptuar se nuk është një lojtar kyç për trajnerin Setien. “Mundo Deportivo” raporton se Juvja i ka trefishuar pagën Artur Melos, duke kaluar nga 2.2 milionë në 7 milionë euro në sezon, ndërsa Barcelona do të përfitojë 85 milionë euro!