Bayern Munich i është bashkuar Juventusit dhe Paris Saint-Germainit si tri klubet e vetme që ende kanë mundësi ta kompletojnë tripletën e famshme këtë sezon, pasi të mërkurën e mundi Eintracht Frankfurtin për ta arritur finalen e Kupës së Gjermanisë.
Klube të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City nuk do të mundë të luftojnë për tripletë këtë sezon, megjithatë, transmeton Gazeta Express.
Barcelona dhe Real Madridi janë eliminua nga Kupa e Mbretit, derisa Manchester City e ka humbur garën për titull në Premierligë, ndërkohë që Liverpooli është eliminuar nga FA Cup dhe Liga e Kampionëve.
Juventusi, PSG-ja dhe Bayern Munich janë të vetmit që ende kanë mundësi t’i fitojë tre trofët e mëdhenj në sezonin 2019/20, pasi të tre janë në binarë për t’i fituar kampionatet vendore përkatëse. PSG-ja është shpallur kampion në Ligue 1 pasi sezonin në Francë u përfundua para kohe për shkak të koronavirusit, dhe ndodhet në finale të Kupës së Francës kundër Saint-Etienne.