Bashkëshortja e presidenit të Ukrahinës, Olena Zelenska, është shtruar në spital pasi prej disa ditësh rezulton e infektuar me Covid 19. Mjekët janë shprehur se gjendja e saj është e qendrueshme, por do të vijojë me trajtimet spitalore. Lajmi për infektimin e zonjës së parë në Ukrahinë u bë I ditur javën e kaluar ndërsa bashkëshorti I saj, Volodymyr Zelenskiy dhe dy fëmijët e çiftit rezultuan negativë.
“Diagnostifikimi i tanishëm i Olena Zelenska është COVID-19 – pneumoni polesgmentale bilaterale me ashpërsi të moderuar. Ajo nuk ka nevojë për oksigjen për momentin. Gjendja është e qëndrueshme,” tha zyra e shtypit të presidentit në një deklaratë. Fillimisht Zelenska ishte e izoluar dhe nën mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa më pas u hospitalizua. Ndërkohë, presidentit të Ukrahinës dhe fëmijëvë iu është ripërsëritur testi por sërish tamponi ka rezultuar negativ.
Ukraina hyri në karantinë në muajin mars, për të parandaluar përhapjen masive të koronavirusit. Në fund të majit, qeveria filloi të lehtësojë kufizimet, duke lejuar funksionimin e restoranteve, palestrave dhe transportit publik. Që nga 15 qershori, vendi rifilloi edhe fluturimet ajrore. Sidoqoftë, ditët e fundit Ukraina ka parë një rritje të konsiderueshme të rasteve të koronavirusit, të cilat qeveria i atribuon neglizhencës së qytetarëve.