Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Eurovisioni u shtye këtë vit, teksa publiku nga mbarë bota e priste me padurim. Së fundmi është konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen në 18 maj dhe 20 maj dhe Finalja e madje në 22 maj 2021.
Datat për edicionin e vitit të ardhshëm u njoftuan në Ahoy në Rotterdam, vendi ku do të mbahet spektakli në vitin 2021. Kujtojmë që Shqipëria nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të përfaqësohet sërish nga Arilena.