Me 26 Janar të këtij viti legjenda e basketbollit, Kobi Brajant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Xhana humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter. Kjo ngjarje e hidhur la një trishtim të thellë në jetën e familjarëve, të cilit i kujtojnë nga dita në ditë.

Bashkëshortja e Kobit dhe e ëma e Xhanës, Vanesa ka publikuar shpesh në rrjete sociale dedikime nga më të ndjerat për dy të dashurit e saj. Së fundmi ajo ka bërë dy tatuazhe në nderim të tyre. Vanesa ka gdhendur në krahun e saj një shkrim të Gigit, ndërsa në qafë një mesazh nga Kobi. Ky gjest i veçantë ka prekur zemrat e gjithë ndjekësve të saj.