Policia e Shtetit njofton se Operacioni Forca e Ligjit në vijim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, u ka dërguar formularin e vetë deklarimit 5 personave të dë nuar për vepra të rë nda pen ale. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të d ënuar apo aku zuar për k rim të organizuar apo kri me të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

S. T., banues në Shkodër, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën pe nale “Prodhimi dhe shitja e nar ko tikëve dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë për Kr imet e Rënda, për veprat penale “Vra sja me paramendim” dhe “Ar mëmbajtja pa leje”; I. I., banues në Shkodër, nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën pen ale “Shtrëngimi me anë të ka nosjes ose dh unës për dhënien e pasurisë”; S. Xh., banues në Shkodër, i d ënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprat pe nale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”, “Ar mëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e ar mëve të ftohta”; Gj. P., banues në Shkodër, i dë nuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, për veprën pe nale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve, e kryer në bashkëpunim”; A. P., banues në Tepelenë, i dë nuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Kri met e Rënda, për veprën penale “Traf ikimi i femrave”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga k rimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.