Në kuadër të “turit” veror nëpër viset turistike të vendit, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në kryeqendrën e vendlindjes së tij, Skraparit.
Në Çorovodë kreu i shtetit ka ngritur një dolli me raki skrapari për nder të këngëtarit Demir Zyka.
“Sot tek “Verori” në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko”, shkruan ai në rrjetin social.
Duke qënë se nuk e dime shkakun e vërtetë të kësaj feste të Metës, po e shoqërojmë me videon “Moj Raki, moj shkrumb e hi”!