Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ndarë lajmin e ardhjes në jetë të trenjakëve të një familje të re në Tiranë, në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Manastirliu shkruan se fëmijët pas disa ditëve në terapi intensive, falë punës së stafit mjekësor tashmë gëzojnë shëndet të mirë. Trinjakët kanë përfituar nga bonusi i bebes plotë 3.6 milion lekë.
“Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë? Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet?? ? Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët??#KrenarePërMjekë#FëmijëtTëParët”, shkruan ministrja Manastirliu.