Gazetari italian Vittorio Sgarbi bërë një deklaratë pak ditë më parë, gjatë një vizite në qytetin antik të Bylisit, duke e quajtur atë qytet të lashtë grek. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në Tiranë. Si për t’ju përgjigjur Sgarbit, ish-deputeti i PD së Mallakastrës Enkelejd Alibeaj ka shkuar në Bylis bashkë me demokratët e atjeshëm dhe kanë pozuar në sheshin kryesor të qytetit antik.
Alibeaj shkruan se Bylisi jo vetëm që është qytet i lashtë ilir por edhe demokrat. “Dikush, i painformuar, apo i manipuluar deklamoi me krahet hapur se Bylis eshte qytet i lashte grek! Capraaaaa ..! Bylis eshte qyet i lashte ilir dhe…demokrat! Gjaku nuk është ujë”, shkruan ish-deputeti i PD ndërsa ndan dhe fotot e mëposhtme.