Melania Trump as që ndryshoi shprehjen e fytyrës dje kur presidenti Donald Trump i kërkoi të buzëqeshte për fotot gjatë vizitës në një tempull katolik në Uashington. Teksa kamerat u ndezën për çiftin presidencial Trump, u kuptua që i tha gruas së tij nën zë: “Mund të buzëqeshësh të lutem?” Zonja Trump iu përgjigj kësaj me një gjysmë buzëqeshjeje të shpejtë para se të rikthente shprehjen e akullt të fytyrës.
Përdoruesit e mediave sociale reaguan menjëherë ndaj pamjeve të sikletshme në tempullin Kombëtar të Shën John Paul II. Një ditë më herë Trump e kishte shpallur veten “president i rendit dhe i ligjit” teksa kishte shkuar në këmbë nga Shtëpia e Bardhë në kishën e Shën John, teksa policia mbante larg protestuesit kundër vdekjes së George Floyd. Më herët edhe ish zv. presidenti demokrat Joe Biden dukej se vinte në lojë Trump për fotot e tij duke thënë: “Presidenti ngriti sot lart Biblën në kishën e Shën John. Do të dëshiroja që ai ta kishte hapur njëherë në vend të valëvitjes, kështu ai do të kishte mësuar diçka.”