Vllaznia nuk ka humbur kohë, por ka emëruar trajnerin e ri të Vllaznisë. Duke parë “tronditjen” në transfertën me Lacin, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos vijojnë me ndihmësin e Mirsad Jonuz si “violinë e parë”, Safet Osja, por t’i besojnë një emri të shquar kuqeblu.

Më konkretisht, skuadra shkodrane do të drejtohet nga Hysen Dedja, ish-futbollist dhe trajner i saj. Objektivi i tij primar është të shmangë “play-off”-in e kuqebluve për të qëndruar në Superiore, këtë sezon, ndërkohë që do t’ia bëjë hyzmetin Kupës së Shqipërisë sa të jetë e mundur. 59-vjeçari duhet të kthejë shpejt entuziasmin në skuadër,