Vranësirat dhe reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri të premten, ndërsa e shtuna do të sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave deri në 31 gradë celsius, të cilat janë tipike për muajin qershor. Më e favorizuar nga moti, sipas meteorologut, Hakil Osmani do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.

“Gjatë kësaj jave, deri ditën e premte presim që të kemi prezencë të vranësirave , të cilat gjatë pasdites do të sjellin reshje shiu në zonat veriore dhe lindore, por edhe në pjesën e ultësirës perëndimore. Më të favorizuara nga moti do të jetë zona bregdetare pasi nuk do të kemi prezencë të dukshme të shiut. Me mot më të mirë do të jetë vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë.

E shtuna do të jetë sërish me mot të kthjellët. Do të kemi shumë orë me diell. Temperaturat do të jenë maksimale deri në 30 gradë celsius, ndërsa e minimale do të jenë në zonat malore 11-12 gradë celsius. Ndërsa e diela do riktheje sërish prezencën e vranësirave dhe reshjeve.

Deri të premten vlerat do të shkojnë deri në 27-28 gradë celsius, ndërsa fundjava rikthen sërish temperaturat e larta të cilat janë tipike të muajit qershor. 30 gradë celsius, ndërsa në zona të veçanta 31 gradë celsius”, tha meteorologu Hakil Osmani.