Timo Werner ka konfirmuar se Liverpool, Manchester United dhe Inter kanë luftuar për ta marrë. Chelsea e ka siguruar për 50 milionë euro sulmuesin gjerman, cili do të transferohet te londinezët më 1 korrik.

“Inte, Manchester United dhe Liverpool më kanë kërkuar, mund të kisha shkuar te një nga ato skuadra. Klubet më të mirë luftuan për mua”, ka thënë Werner për SportBuzzer.de. “Gjithsesi, zgjodha Chelsea-n për shkak të projektit. Paratë nuk kanë ndikuar te vendimi im”.

“Paratë nuk kanë qenë kurrë një faktor vendimtar, përndryshe do të kisha shkuar në Kinë”. “Chelsea është një klub i madh në Europë. Ka një skuadër shumë cilësore, ne duam të shkojmë në majë. Nuk jam i penduar për vendimin”.