Prej disa kohësh, këngëtarja Eni Koçi po shijon lidhjen e saj të dashurisë me partnerin, Genc Prelvukaj. U desh një kohë e gjatë që dyshja ta pranonte marrëdhënien për mediat dhe të dilte hapur në sytë e publikut, megjithatë duket se të gjitha këto “probleme” të vogla kanë mbetur pas. Tashmë, Eni dhe Genci nuk ia fshehin askujt ndjenjën për njëri-tjetrin dhe kanë treguar se janë në kulmin e lumturisë së bashku.

Madje, marrëdhënia e tyre është tepër e pastër dhe e sinqertë, siç ka treguar vetë Eni. Në një postim në InstaStory, këngëtarja i është përgjigjur dikujt që e pyet nëse bëhet xheloze për Gencin. “Nuk kemi aspak probleme xhelozie me njëri-tjetrin. Themelet më të forta të një marrëdhënieje të shëndetshme fillojnë me besimin. Nëse fillojnë dyshimet dhe xhelozitë, mendoj që marrëdhënia fillon lëkundet dhe s’ka xhelozi.”- shkruan ajo, fjalë që duhet t’i dëgjojë gjithkush për të pasur një lidhje të shëndetshme.

Eni dhe Genci po bashkëjetojnë prej kohësh, madje përvjetorin e tyre e kaluan në karantinë. Megjithëse e kishin planifikuar në Maltë ditën speciale, gjërat rrodhën ndryshe për shkak të emergjencës Covid-19. Dyshja qëndroi në shtëpi, por u kujdesën që megjithëse në kushte të tilla, ta bënin sërish të lumtur njëri-tjetrin.