Artiste, regjisore, ambasadore e Kombeve të Bashkuara, nënë e gjashtë fëmijëve të adoptuar dhe biologjik, Angelina Jolie feston sot 45-vjetorin e ditëlindjes. Vajza e Jon Voight, që ka dalë për herë të parë në ekranin e madh në moshën 7-vjeçare, ka fituar një çmim Oscar, tre Golden Globe dhe është kurorëzuar shumë herë si gruaja më e bukur në planet.
Ajo po jeton një moment me suksese botërore të karrierës së saj kinematografike dhe jetës së saj familjare, e komplikuar pas divorcit me Brad Pitt. Pikërisht disa muaj më parë ajo kishte treguar: “Është njësoj si të kem humbur. Besoj se kjo ka ndodhur pas fundit të raportit tim me Brad dhe në fillim të ndarjes tonë. Ka qenë një moment shumë i komplikuar gjatë së cilës nuk e njihja më veten, ndjehesha më e vogël dhe e parëndësishme’.
Në kohët e fundit ajo ka qenë nën reflektorët e mediave për praktikat e gjata të divorcit nga Brad Pitt, të cilat u mbyllën vetëm në prill të 2019. Të dy tani janë single, ndërsa 6 fëmijët e tyre jetojnë me nënën Jolie edhe pse është një marrëveshje private kujdestarie e përbashkët. Karriera në botën e Hollywood-it vazhdon. Pas filmit të Disney “Maleficent” ku ishte protagonist vitin e kaluar, në 2020 do të dalë ‘Come Away’, në të cilën Angelina do të interpretojë nënën e Piter Pan dhe Liza në Botën e çudirave, të cilët në këtë film, janë vëlla e motër.