Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për klimën e biznesit në vendin tonë. Në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Kim tha se shqiptarët kanë nevojë për punësim të të rinjve. Sipas një anketimi të publikuar nga Dhoma Amerikane, tha Kim, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.

“Me rëndësi për vendin është punësimi i të rinjve. Përveç tërmeteve problem për biznesin është edhe pengesa strukturore. Një nga prioritetet e mia është rritja e investimeve amerikane në Shqipëri. Korrupsioni ndikon në ekonomi, pengësë gjithashtu është edhe klima politika dhe konkurrenca e pandershme. Pres të shoh më shumë vizion në këtë aspekt. Populli shqiptar kërkon rezultate.”,-tha Kim.a