Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata ruajnë prej vitesh shoqërinë së bashku dhe veçse shokë të ngushtë, mund të themi se janë fiks si “motër e vëlla”. Aq sa duhen, aq edhe “shahen” me njëri-tjetrin dhe shpesh tërheqin vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale. Kështu ka ndodhur edhe sot, siç ka treguar Ermali në një postim në Instagram.
Në një video të ëmbël të Joelit me qenin e ri të shtëpisë, Elvana ka “bu llizuar” Mamaqin dhe na shkriu së qeshuri! “Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”- janë fjalët e këngëtares në bisedën private. Sigurisht këto fjalë e kanë bërë të qeshë Ermalin, i cili shkruan me humor krahas mesazhit: “SKA NDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja b ullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.”, ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer në të qeshura në komente.
View this post on Instagram
SKANDAL!!! ZBULOHET BISEDA…Ja pra miq… Ja bullizmi i @elvanagjataaaa në mesazhet private.