Kërkues izraelitë deklarojnë se kanë zbuluar shkakun se përse 30% e pacientëve që preken nga koronavirusi zhvillojnë mpiksje të gjakut duke kaluar në emboli polmopnare, në goditje në veshka, apo zemër. Sipas mjekëve nga universiteti Hadassah në Jeruzalem, në këta pacientë është zbuluar një nivel i lartë i alpha defensinës, një fragment proteinik i çliruar nga neutorcitet në përgjigje të një patogjeni.
Niveli i lartë i alpha defensinës çon në krijimin e trombeve në gjak dhe niveli i tyre relatohet nga pikëpamja studimore me mortalitetin dhe simptomat te pacientë të ndryshëm të prekur nga CoVid-19. Alpha defensina ka ndërlikime të mëdha kur prek alveolin ku bëhet këmbimi i oksigjenit me Co2 dhe kjo çon në probleme të rënda frymëmarrjeje. Trajtimi i shpejtë i pacientëve në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe një medikament që aplikohet për kontrollin e alpha defensinës është colchicine, një zgjidhje megjithatë e përkohshme. Në këtë kuadër pacientëve të prekur nga koronavirusi dhe që kanë simptoma mbi mesataren iu duhen bërë patjetër analizat e gjakut.