Ambasadori i BE, Samuel Zhbogar në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga palët politike që të vendosin momentin e duhur për zgjedhjet.
Zhgobar evidentoi dy probleme kryesore, qeveria teknike pa gjendje të qëndrueshme e cila nuk garanton institucione si dhe shtimin e rasteve. Sipas ambasadorit i takon politikës për një vendim se kur duhen mbajtur zgjedhjet. Gjendja e jashtëzakonshme është drejt fundit dhe LSDM është e bindur se zgjedhjet mbahen më 5 korrik, kurse VMRO- DPMNE kërkon në fund të gushtit ose fillim të shtatorit.
Nuk mendoj se na takon të ju tregojmë kur duhet të mbahen zgjedhjet në vendin tuaj. Shoh se ka dy situata, nga njëra anë nuk keni Kuvend, keni Qeveri teknike me funksione të kufizuara, keni gjendje të jashtëzakonshme që nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Pra nuk është gjendje e qëndrueshme dhe veçanërisht tani me Koronavirusin ju duhen institucione. E nga ana tjetër, keni rritje të rasteve. Pra iu takon politikanëve tuaj t’i balancojnë dy situatat dhe të shohin kur është momenti i duhur kur mund të keni zgjedhje”-pohoi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.