Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë do të zgjasin 3 ditë kurse fushata zgjedhore 20 ditë. Qeveria teknike ka rritur afatin ditor të votimit nga ora 07:00- 09:00. Më 13 korrik do të votojnë ata që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ose janë të detyruar të vetizolohen.
Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët kronikë që rrezikojnë nëse preken nga koronavirusi kurse më 15 korrik gjithë të tjerët. Dita 15 korrik do të jetë ditë pushimi në Maqedoninë e Veriut teksa qytetarët në zgjedhje të parakohshme do të votojë për të zgjedhur qeverinë e ardhshme pasi prej 2019 janë me qeveri teknike.