Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është bashkuar thirrjeve të politikanëve shqiptarë për Luginën e Preshevës që nesër në zgjedhjet në Serbi të votojnë listën e unifikuar shqiptare. Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës janë bashkuar me një listë dhe Thaçi këtkon nga shqiptarët ta votojnë masivisht. Thaçi thotë se vetëm në këtë mënyrë zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës mund të dëgjohet kudo.
STATUSI NGA HASHIM THAÇI- Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.
Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare. Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë. HTH