Serbët po votojnë sot për një parlament të ri – zgjedhjet e para në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë. Pritet që konservatorët në pushtet të fitojnë pa probleme. Qendrat e votimit ishin të pajisura me maska fytyre dhe lëndë dezinfektuese për elektoratin prej 6.6 milion votuesish, shumë prej të cilëve pritet të mos marrin pjesë në votime nga frika e koronavirusit. Pjesmarrja po ashtu mund të ndikohet nga bojkoti i disa partive opozitare që janë shprehur se votimet nuk do të jenë të lira apo të drejta si rezultat i kontrollit të fortë të Presidentit Aleksandar Vuçiç mbi median.
Votuesit kryesisht mbështesin përpjekjet e koalicionit udhëheqës të zotit Vuçiç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian duke ruajtur njëkohësisht lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën. Por qeveria e ardhshme do të përballet me presionin në rritje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës, diçka që shihet si kyçe për stabilitetin rajonal.