Ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, u takuan sërish sot me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Takimi, i cili u mbajt në rezidencën e ambasadës amerikane zgjati rreth një orë. Përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës janë drejtuar drejt selive të tyre të partive për konsultime dhe do të rikthehen sërish në rezidencë.
Ndërkohë diplomatja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se do të ketë një deklaratë për mediat gjatë pasdites.