Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka bërë të qartë se nuk do të ankohet për faktin se ekipi i tij do t’i zhvillojë ndeshjet në La Liga pas Barcelonës, apo në orarin më të vonshëm të ditës. Real Madridi është nikoqir i Valencias sonte në orën 22:00, dy ditë pas fitores së Barcelonës 2:0 kundër Leganes, në një luftë të ashpër për titull, transmeton Gazeta Express.

“Ne do t’i luajmë katër ndeshjet e ardhshme në orën 10:00 të mbrëmjes, dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Zidane në një konferencë për media para ndeshjes. “Jam optimist dhe nuk do të filloj të ankohem duke thënë se nëse luajmë më vonë se Barcelonë, në 10… thjesht jam i lumtur që po luajmë futboll”, shtoi ai.

Zidane e nxori skuadrën në stërvitje të mërkurën vonë në mbrëmje, me qëllim për t’u përgatitur me atmosferën në këtë kohë të mbrëmjes. “Ne po stërvitemi në 21:30 për t’u përshtatur dhe për t’u mësuar më kohën e ndeshjes”, tregoi Zidane.