Zvicra do të bëhet një nga vendet e fundit në Europën Perëndimore që ndryshon ligjet lidhur me martesat e së njëjtës gjini. Dhoma e Lartë e parlamentit votoi për të miratuar barazinë në martesë me 124 vota pro dhe 72 kundër. Si pjesë e së njëjtës paketë, qeveria miratoi një ligj që lejon çiftet h omose ksuale të kenë fëmijë.
Vetëm një pjesë e vogël nga partia konservatore SVP dhe disa parlamentarë të tjerë votuan kundër legjislacionit. Sondazhet e fundit kanë treguar se shumica e qytetarëve zviceranë janë mbështetës të martesave hom osek suale.