Mes shumë vendimeve që u morën sot në Këshillin e Federatës Italiane të Futbollit (formula e Serie A, Serie B dhe Serie C) në rast se do të ndërpritej edhe njëherë futbolli pasi të rifillojë, u caktuan edhe datat e merkatos së verës ose sezonit të ri futbollistik (2020-2021).
Kështu, klubet do të kenë mundësi të bëjnë merkato nga data 1 shtator deri në 5 tetor. Pra, pak më shumë se një muaj për të arritur te objektiva. Kujtojmë që sezoni do të mbyllet në fund të gushtit, me finalen e Champions League dhe Europa League.
Ndryshim historik ky duke qenë se merkato e verës ishte më e gjata, nga 1 qershori deri në 31 gusht në Serie A.